Ballina / DEKLARATA / LSHB: NJOFTIM PËR MEDIA

LSHB: NJOFTIM PËR MEDIA

Të premten, më 8 dhjetor 2017, në orën 17:00, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar organizon një konferencë shtypi dhe koktej rasti për mediat. Në këtë konferencë do të prezentohet KËRKESA E LSHB-së drejtuar dy shteteve shqiptare; Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, që nëpërmjet referendumit demokratik dhe njësimit institucional e shtetëror, me forma paqësore Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës të ribashkohen në një shtet kombëtar, si pjesë e procesit demokratik të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar. Poashtu, në këtë konferencë shtypi do të prezantohet edhe Projekt Propozimi i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Republikës së Shqipërisë.

Konferenca mbahet në Sallat e Konferencave “Orion”, përballë Kino ABC, në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë.

Ju mirëpresim!

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB: Kërkesa për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet

Kërkesë drejtuar institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës I nderuar kryeministër …