Ballina / ARKIVI / LSHB nënshkruan Momerandum Bashkëpunimi me Shoqatën “Çamëria” Kosovë

LSHB nënshkruan Momerandum Bashkëpunimi me Shoqatën “Çamëria” Kosovë

Përderisa trendi i partive tona aktuale politike për fatin e keq po pulson në përçarje, akuza e kundër-akuza, si dhe mungesë uniteti për shumë çështje në interes të shtetit e kombit, organizatat dhe subjektet e reja me frymë kombëtare po japin një shembull mjaftë të mirë.

Sot kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me kryetarin e Shoqatës “Çamëria” Kosovë Nexhmi Muçiqi. Nga të dy udhëheqësit u thanë fjalë të mira për njëri tjetrin, duke u dakorduar që të punojnë së bashku duke e përkrahur njëri-tjetrin deri në fund.
Këto janë shkëndijat e para të shpresës së shqiptarëve, se si duhet të bashkëpunohet, kur është në pyetje interesi i qytetarit, shtetit dhe kombit. Të dy subjektet u shprehën të përkushtuara që të japin çdo gjë, për të arritur synimin e tyre, Bashkimin Kombëtar. /DritarjaOnline/

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kryetari i LSHB-së uron shqiptarët: 2017 qoftë viti i jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar – Shqipëria e Bashkuar.AL

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu, uroj sot, para ndërrimit të viteve …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬