Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / LSHB në Tiranë do të organizojë protestë për lirimin e Haradinajt

LSHB në Tiranë do të organizojë protestë për lirimin e Haradinajt

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar (LSHB), dega Tiranë, të enjten do të organizojë protestë paqësore në Tiranë përball Ambasadës franceze, për të kundërshtuar ndalimin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, Dega Tiranë, më 12 janar (e enjte), në ora 11:00 ORGANIZON: PROTESTË PAQËSORE, Përball Ambasadës së Francës në Tiranë, rruga “Skenderbeu”, për lirimin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe në mbrojtje të dinjitetit kombëtar”, thuhet në njoftimin që është shpërndarë nga aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Në njoftim ftohen të gjithë aktivistët e LSHB-së dhe tërë shqiptarët pa dallim, organizatat kombëtare dhe partitë politike të marrin pjesë në këtë protestë.
Kryetari i LSHB-së Tahir Veliu, ja ka konfirmuar portalit DritarjaOnline se ai nuk do të jetë i pranishëm në protestë, pasi i duhet të shkoj në SHBA për çështje pune. /DritarjaOnline

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬