Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / LSHB në Korçë, Berat dhe Patos, anëtarësimet në këtë lëvizje nuk kanë të ndalur 

LSHB në Korçë, Berat dhe Patos, anëtarësimet në këtë lëvizje nuk kanë të ndalur 

Kryetari i Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, Tahir Veliu me drejtuesit e tjerë, sot ka marshuar në qytetet tjera shqiptare, në qytetet që kanë vula historike për çështjen kombëtare.
Stacioni i parë i aktiviteteve ishte Korça e Shkollës së parë shqipe. LSHB u mirëprit dhe u duartrokit me zemër nga korçarët. Kryetari Veliu tha se aktiviteti ynë në Korçë ka filluar në ora 9:00 e ka zgjatur deri në ora 14:00. Ai na informoi se kanë arritur me qindra korçarë t’i anëtarësojnë në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar.
“Mikpritja korçare na la mbresa të mëdha. Interesimi i tyre për ta përqafuar Platformën për Shqipëri të Bashkuar ishte jashtëzakonisht i madh”, u shpreh Veliu.
Ndërsa prej orës 15:00 filloi aktiviteti i LSHB-së në qytetin e lashtë të Beratit, në qytetin e 1001 dritareve. Edhe këtu, siç raportojnë drejtuesit e LSHB-së, është një numër i madh i qytetarëve duke u anëtarësuar.
Aktiviteti i anëtarësimeve dhe takimeve në Berat do vazhdoj deri në ora 17:00. Ku prej orës 18:00 e deri në ora 21:00 karvani i drejtuesve, anëtarëve dhe simpatizantëve të LSHB-së do të ndalet në Patos, për t’i vazhduar aktivitetet e tyre. /DritarjaOnline/

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj reagon ndaj kërcënimeve të presidentit grek ndaj Shqipërisë

Pas Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬