Ballina / DEKLARATA / LSHB ndërprenë bashkëpunimin me Shoqatën Çamëria në Kosovë

LSHB ndërprenë bashkëpunimin me Shoqatën Çamëria në Kosovë

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të LSHB-së merr vendim që të anulohet Memorandumi i Bashkëpunimit mes LSHB-së dhe Shoqatës Çamëria në Kosovë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Tri arsyet kryesore të anulimit të bashkëpunimit janë:

1. Shoqata Çamëria në Kosovë është shëndrruar në vegël të partive politike që synojnë pushtetin dhe njëherit po iu shërbejnë armiqve duke u lidhur me parti që financohen nga shërbimet sekrete të shteteve antiShqiptare. Sot, kjo shoqatë është e lidhur me Shpëtim Idrizin e PDIU-së.

2. Shoqata Çamëria në Kosovë gjatë aktiviteteve të saja ka tentuar mashtrimin, dhunimin e femrave shqiptare dhe njëherit dikur ishte e lidhur ngushtë me Festim Laton e shërbimit sekret grekë, njeri ky i denuar me vepër penale për mashtrim nga Republika e Shqipërisë.

3. Pjesëmarrja aktive e Shoqatës Çamëria në Kosovë në zgjedhjet lokale në Drenas dhe vende të tjera, tregojnë qartë se këto shoqata janë krijuar për të thithur vota dhe jo për të punuar për Çamërinë e pushtuar nga Greqia shoviniste.

11 Korrik 2018

Tiranë, Shqipëri

Kastriot Berishaj,

Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të LSHB-së

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Mali i Zi është shtet armik dhe pushtues i 6.482 km2 territor shqiptar

Dhunimi sistematik i shqiptarëve nën Mal të Zi dëshmon se ky shtet nuk është shtet …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬