Ballina / LAJMET / LSHB merr përkrahje të fuqishme në SHBA

LSHB merr përkrahje të fuqishme në SHBA

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar merr përkrahje të fuqishme nga lobi shqiptaro-amerikan për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar.

Më 18 qershor në Manhattan, New York është mbajtë parakalimi vjetor i shqiptarëve, në të cilën morri pjesë edhe “LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR”. 

Në këtë parakalim LSHB bëri prezantimin me sloganin “Shqipëria e Bashkuar, Një Komb-Një Shtet”, dhe me pankarta të tjera kombëtare. Komuniteti shqiptaro-amerikan ka mirëpritur daljen në skenë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe ka shprehur gatishmëri të plotë për mbështetjen e saj.

Ideatori i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe hartuesi i Platformës për Shqipëri të Bashkuar z. Tahir Veliu dhe aktivistë të LSHB-së në Nju Jorkut kanë zhvilluar takime të rëndësishme me personalitete të ndryshme shqiptaro-amerikane të cilëve u shpërndau edhe nga një kopje të librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, i cili është botuar në shqip dhe anglisht. Në takimin me ish-kongresmenin dhe kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane z. Joseph DioGuardi, u theksua se procesi i bashkimit të Shqiptarëve në një shtet kombëtar është i pashmangshëm, në shërbim të paqës së përhershme në rajon. 

Veliu poashtu ka zhvilluar takim me senatorin z. Marty Golden, i cili e propozoi rezolutën që 4 shtatori në Nju Jork të shpallet “Dita e Nënë Terezës”, akt i cili tashmë është miratuar nga Senati i shtetit të Nju Jorkut.
Veliu gjithashtu është takuar me stafin e kongresmenit Mark Gjonaj të cilët i njoftoj rreth Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬