Ballina / DEKLARATA / LSHB mbështet institucionet e shtetit shqiptar në Himarë

LSHB mbështet institucionet e shtetit shqiptar në Himarë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet veprimet e fundit të institucioneve të shtetit shqiptar në Himarë, të cilat në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe duke u bazuar në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar kanë filluar aksionin për zbatimin e ligjit në këtë pjesë të vendit tonë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar denon ashpër deklaratat e përsëritura të Athinës zyrtare dhe veglave të tyre, duke vlerësuar se gjuha kërcënuese për Himarën dhe ndërhyrja në punët e brendshme të shtetit shqiptar janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të së Drejtës Ndërkombëtare.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬