Ballina / DEKLARATA / LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cënonte sovranitetin

LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cënonte sovranitetin

Dje rreth orës 17:00, djemtë e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar kanë larguar flamurin grek në Dropull. LSHB denon ashpër provokimet greke, të cilët guxojnë të shprehin hapur pretendimet e tyre shoviniste ndaj trojeve shqiptare dhe që cënojnë sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë.

Përderisa, shqiptarët autokton në Çamëri, nuk kanë të drejtë të shkollohen në gjuhën e tyre amtare, nuk kanë të drejtë të flasin shqip, madje arrestohen zyrtar shtetëror shqiptar me të vetmen asrye se shpërdanin abetare në gjuhën shqipe, në kohën kur shqiptarëve në Greqi u mohohen dhe u dhunohen të gjitha të drejtat e tjera elementare të njeriut, në kohën kur ende nuk lejohet rikthimi i popullsisë shqiptare në Çamëri, në kohën kur në Çamëri nuk mund të hasesh asnjë tabel rrugore në gjuhën shqipe, e të mos flasim për ndonjë flamur shqiptar atëherë është e papranueshme që flamuri grek të valoj në brendësi të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar i bënë thirrje Republikës së Shqipërisë të ngre padi ndaj Greqisë për gjenocid ndaj shqiptarëve. Gjithashtu të kërkohet realizimi i këtyre të drejtave të bazuara në Platformën për Shqipëri të Bashkuar dhe të garantuara nga konventat ndërkombëtare: rikthimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, njohjen e shtetësisë së dyfishtë për shqiptarët e Çamërisë, rikthimin e pronave të çamëve dhe kompensimi për përdorimin e tyre, organizimin e pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, hapjen dhe financimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve, dhe parapërgatitja e terrenit për statusin përfundimtar, mbi parimet e vetëvendosjes dhe të drejtës për dekolonizim.

Tahir Veliu,Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬