Ballina / LAJMET / MEDIAT PËR NE / LSHB kundër faljes së detit, varrezave imagjinare dhe shovinizmit grekomadh

LSHB kundër faljes së detit, varrezave imagjinare dhe shovinizmit grekomadh

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z.Tahir Veliu, ditën e sotme, zhvilloi një prononcim me audio për televizionin grek Star Channel TV, ku ndër të tjera foli edhe për çështjet aktuale të ditëve të fundit, që cënojnë rëndë integritetin territorial të Shqipërisë, çështjen Çame e trojet shqiptare të Çamërisë, varrezat imagjinare greke, si dhe tekstet shkollore.

Prononcimi i plotë i kryetarit të LSHB-së, z. Tahir Veliut për “Star Channel TV”

LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR nuk njeh asnjë marrëveshje që fal hapsira detare apo shet qoftë edhe 1 cm TOKË, DET apo HAPËSIRË QIELLI TË SHQIPËRISË.

Qeveria e Greqisë vazhdon të trajtoj Shqipërinë si plaçkë lufte, duke ngritur pretendime ekspansioniste ndaj territoreve sovrane të Shqipërisë.

Greqia dhe Shqipëria sigurisht mund të bashkëpunojnë në disa fusha, sikurse çështja e Çamërisë, si dhe demokratizimi përfundimtar i Greqisë në terësi, por absolutisht jo në kurriz të integritetit tonë kombëtar, sovranitetit dhe shkeljeve të të drejtave themelore të shqiptarëve nën Greqi.

Çështja e Çamërisë është një çështje kombëtare, nëse nuk mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike, atëherë do të zgjidhet me luftë. Shqipëria e Bashkuar arrin Prevezën dhe është e sigurtë se deri në nëntor 2018 do të ngrihet edhe flamuri shqiptar në Prevezë. Nuk do të lejojmë ndërtimin e kishave greke në Himarë, atje vetëm kisha shqiptare. Librat e historisë sonë do të përfshijnë të gjitha tokat tona shqiptare, duke përfshirë Çamërinë dhe gjithmonë kujtojnë genocidin grek kundër Çamërisë“.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj i kundërpërgjigjet Kotzias: Shqiptarët përbëjnë 60% të popullsisë në Greqi

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Kastriot Berishaj ka reaguar ndaj Ministrit të Jashtëm …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬