Ballina / DEKLARATA / LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

LSHB është me popullin shqiptar, kundër kufijve të imponuar dhe klasës politike antishqiptare

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare që keqpërdorë policinë e shtetit për të arritur qëllimet antikombëtare dhe të jashtëligjshme.

Në emër të LSHB-së dhe mbarë kombit shqiptar i përshëndes dhe falenderoj të gjithë ata që sot vepruan me vepra dhe jo fjalë koti.

Edhe një herë ua bëjmë me dije të gjithve se shqiptarët nuk pranojnë kufijtë e imponuar, prandaj më mënyrë paqësore largojeni kufirin Shqipëri – Kosovë, sepse edhe durimi i popullit shqiptar ka fund dhe jemi të gatshëm të veprojmë me të gjitha mjetet dhe metodat për rrënimin e kufijve antishqiptar dhe antieuropian që padrejtësisht ndajnë shqiptarët.

Para liberalizimit të vizave me Europën e botën DUAM BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NË NJË SHTET KOMBËTAR – SHQIPËRI TË BASHKUAR!

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Mali i Zi është shtet armik dhe pushtues i 6.482 km2 territor shqiptar

Dhunimi sistematik i shqiptarëve nën Mal të Zi dëshmon se ky shtet nuk është shtet …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬