Ballina / DEKLARATA / Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar cakton muajin Korrik për zyrtarizimin e Këshillit Themelues

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar cakton muajin Korrik për zyrtarizimin e Këshillit Themelues

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju njoftojmë se pas konsultimeve brenda Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, kemi marrë vendim që në muajin Korrik të organizojmë mbajtjen e Këshillit Themelues të Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar.
Në këtë Këshill Themelues do të bëhet prezantimi dhe miratimi i Programit Politik të Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, shpalosja e Platformës për Shqipëri të Bashkuar, do të zgjedhet Kryetari dhe Kryesia e Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, deri në mbajtjen e Kuvendit Gjithëkombëtar.
Gjithashtu, është marr vendim që pas mbajtjes së Këshillit Themelues, të vazhdohet me organizimet e Këshillave në nivel të Degëve në tërë territorin e Shqipërisë së Bashkuar.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton të gjithë shqiptarët pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamje politike dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon aspirata kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar të anëtarësohen në Lëvizjën për Shqipëri të Bashkuar.

Tahir Veliu

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar
Tiranë 03.03.2016

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Arrestimi i gjashtë shtetas turq gjoja të lidhur me lëvizjen gyleniste u bë me urdhër …

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬