Ballina / ARKIVI / Kryetari i LSHB-së uron 9-të vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i LSHB-së uron 9-të vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Gëzuar 9-të vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Kosovë e Shqipërisë

Me rastin e përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës Shqiptare të Kosovës ju uroj nga zemra gëzuar 9-të vjetorin e Pavarësisë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, padyshim që ishte një arritje e madhe historike, në shërbim të aspiratës së natyrshme dhe legjitime të kombit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se shpallja e Pavarësisë së Kosovës, si fazë e përkohshme është në shërbim të synimit përfundimtar, prandaj duke u bazuar në Programin Politik të LSHB-së dhe Platformës për Shqipëri të Bashkuar zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare e konsideron si një proces të pashmangshëm, që do të përfundojë me realizimin e aktit më të lartë; bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet kombëtar – Shqipëri të Bashkuar.

Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe Lasgush Poradeci ka thenë:“Do të vij një kohë, kur do të vemë në dasmë e do të urojmë: Mos e pifshim këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovën! Dhe do të vemi në vdekje dhe do të ngushëllojmë: Mos e pifshim këtë gotë në mos u bashkofshim me Kosovën!…

Andaj edhe ne sot, pohojmë se:
Do të vij një kohë, kur në Prishtinë do të ngritet vetëm flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përball kryeheroit Gjergj Kastriotit dhe Komandantit Legjendar Adem Jasharit, dhe do të urojmë: Mos e pifshim këtë gotë, pa e bërë Shqipërinë e Bashkuar!

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB nënshkruan Momerandum Bashkëpunimi me Shoqatën “Çamëria” Kosovë

Përderisa trendi i partive tona aktuale politike për fatin e keq po pulson në përçarje, …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬