Ballina / LAJMET / Kryetari i LSHB-së Tahir Veliu viziton Ziadin Selen në Shkup

Kryetari i LSHB-së Tahir Veliu viziton Ziadin Selen në Shkup

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu dhe një delegacion i LSHB-së gjatë ditës së sotme qëndroj në Shkup. 

Gjatë vizitës në Shkup, Veliu në spitalin Nënë Tereza vizitoi liderin e LR-PDSH-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë z. Ziadin Sela, i cili ka pësuar lëndime të rënda gjatë ngjarjeve të fundit në Maqedoni. 

“Skenari serbo-rus në Maqedoni në dështim e sipër. Projekti i shqiptarëve europianist për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar është i pashmangshëm. Kundërpërgjigja e shqiptarëve ndaj shovinizmit dhe terrorizmit të shtetit lugat të Maqedonisë duhet të jetë bashkimi dhe organizimi i tyre rreth vizionit kombëtar për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar,” u shpreh Veliu, kryetari i LSHB-së.

Mësohet se gjatë ditës së sotme z. Sela është vizituar nga amabasador të ndryshëm dhe personalitete ndërkombëtare.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Faqezinjtë tradhëtorë dhe maskarenjë e rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬