Ballina / LAJMET / Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar vizitoi OVL UÇK – Dega në Fushë Kosovë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar vizitoi OVL UÇK – Dega në Fushë Kosovë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu, vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dega në Fushë Kosovë, ku u prit nga kryetari z. Avdyl Krasniqi.

“Shqipëria e Bashkuar si domosdoshmëri e kohës dhe si alternativa e vetme e realizimit të objektivave kombëtare është e lidhur ngushtë me një organizim të shëndoshë politik mbarëshqiptar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është vazhdimësi e gjitha përpjekjeve kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar. Shqipëria e Bashkuar është detyrim kushtetues dhe obligim kombëtar, që garanton stabilitet rajonal dhe ofron zhvillimin e mirëqënies afatgjate të kombit shqiptar”, deklaroi kryetari i LSHB-së, z. Tahir Veliu.

Në këtë takim u bisedua rreth sfidave me të cilat ballafaqohet Organizata e Veteranëve të Luftës. Kryetari Veliu shprehu mbështetje për OVL UÇK-në dhe njëherit çmoj lartë nivelin e bashkëpunimit të ndërsjellë në shërbim të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar. 

“Dëshmoret dhe ushtarët e UÇK-së luftuan për çlirimin e trojeve të pushtuara dhe bashkimin e tyre me trungun Shqipërinë, këtë e dëshmon edhe betimi ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj ne jemi të pandashëm dhe të bashkuar rreth flamurit kombëtar në rrugën tonë të përbashkët për Shqipëri të Bashkuar”, deklaroi kryetari i OVL UÇK-së Dega në Fushë Kosovë, z. Avdyl Krasniqi.


About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Kastriot Berishaj ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬