Ballina / LAJMET / Ja rrëfimi rrënqethës i kryetarit të LSHB-së

Ja rrëfimi rrënqethës i kryetarit të LSHB-së

Me 19 Dhjetor 2017 kam bërë aksident pa fajin tim, që më ka shkaktu mbi 7 vdekje klinike, 3 gjakdershje vdekjeprurëse, këmba ka dalur nga gjuri dhe është thyer aq shumë sa që 3 muaj as dy hapa nuk kam mundur ti bëjë është një histori që vetëm në një libër mund të përshkruhen të gjitha ato çfarë kanë ndodhur me mua. Aq keq kam qenë sa që kur jam zgjuar nga gjendja e komes (7-8 ditë gjendje kome) nuk e kam njohur as vetveten por as nuk kam pasur fuqi ti mbaj syt hapur më shumë se 3 sekonda.

Pas gjithë kësaj, sot jam në dy këmbet e mija dhe po forcohem çdo ditë; une që faktikisht sot është dashur të jam në varr, une sot jam më i gjallë dhe i fuqishëm se disa që nuk kanë përjetuar këtë sepse une jam kthyer për dy fëmijtë e mij; Djellzen dhe Arbanitin, për familjarët tjerë të afërt dhe për NËNËN TIME SHQIPËRI për bashkimin e të cilës jam i gatshëm të vdes në çdo sekond që kërkohet nga une.

Une e kam shikuar vdekjen me sy 7 herë dhe prej 19 Dhjetorit 2017 deri pas 2 muajsh nuk mbaj mend asgjë, prandaj sot jam më i fortë se kurrë dhe jam më i fuqishëm se disa faqezinjë që ecin me dy këmbë por sillen si kafshë ndaj tjerve.

Sot, dua të jetoj për familjen time, Atdheun tim dhe flamurin tim që jo vetëm e dua por e dashuroj me shpirt 🇦🇱❤️

Sot, shpeshherë jam i fundit që flej, por i pari që zgjohem sepse mua trupi më rrënqethet nga gëzimi që jam gjallë dhe në Atdheun tim, prandaj para se të më paragjykoni nga padituria keni kujdes sepse ajo çfarë ka duruar “Tahiri” ka vdekur, KASTRIOTI është i tmerrshëm nuk flet me fjalë me të panjerzë por përmes shpatës.

Nga bindja fetare, partiale dhe nga gjaku jam SHQIPTAR DHE VETËM SHQIPTAR, prandaj falenderimi i takon VETËM FLAMURIT KOMBËTAR DHE SHQIPËRISË 💪🇦🇱👐

Sot quhem KASTRIOT BERISHAJ (për nder të Gjergj Kastriotit dhe fisit tim shqiptar), ndërsa Tahir Veliu (emër turk që dmth Pastrues Kujdestar) ka vdekur më 19 Dhjetor 2017

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Referendum për bashkim kombëtar dhe rrënim të kufijve të imponuar (Video)

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar përmes protestave të sotme në pikën kufitare në Morinë, kanë …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬