Ballina / DEKLARATA / Emrimi i zv. Ministrave nga Kosova i pamjaftueshëm. LSHB kërkon rikthimin e vendeve të rezervuara për deputetët jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë

Emrimi i zv. Ministrave nga Kosova i pamjaftueshëm. LSHB kërkon rikthimin e vendeve të rezervuara për deputetët jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë

LSHB kërkon rikthimin e vendeve të rezervuara për deputetët jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë

Emrimi i katër zv. ministrave nga Kosova në kabinetin e Qeverisë së re të Republikës së Shqipërisë është një hap para, por nuk është i mjaftueshëm për zbatimin e obligimit kushtetues për bashkim kombëtar. 

Duke pasur parasysh se vendet e rezervuara për deputet të trojeve të Shqipërisë së pushtuar u hoqen pas Marrëveshjes së gushtit 1924 ndërmjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiç dhe se kjo marrëveshje e fshehtë solli pasoja të rënda kombëtare për shqiptarët është më së e domosdoshme, korigjimi i gabimeve të asaj kohe.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon rikthimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për të gjitha krahinat shqiptare, sipas aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912. 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar katër zv.ministra nga Kosova në kabinetin e tij. Besa Shahini, zv.ministre e Arsimit, Hajrullah Çeku zv.ministër i Mjedisit dhe Turizmit, Ilirjana Bajraktari zv.ministre e Shëndetësisë dhe Valbona Shujaku zv.ministre e Kulturës.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Arrestimi i gjashtë shtetas turq gjoja të lidhur me lëvizjen gyleniste u bë me urdhër …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬