Ballina / BLERJA SHQIP E RRIT ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPTARËVE

BLERJA SHQIP E RRIT ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPTARËVE

Bojkotimi i prodhimeve të huaja është investim për të tashmen dhe të ardhmen e kombit: Shqipërinë e Bashkuar.

Pse duhet të Blejmë Shqip?

Sepse …
· … blerja shqip e rrit zhvillimin ekonomik të shqiptarëve
· … blerja shqip i fuqizon sipërmarrjet shqiptare dhe i nxit që të ofrojnë mallra dhe shërbime cilësore në treg
· … blerja shqip e rrit konkurrencën e ekonomisë shqiptare
· … kur blejmë shqip ua sigurojmë vendin e punës bashkëkombësve tanë, dhe hapim vende të reja të punës përtë gjithë ne
· … blerja shqip rrit të ardhurat e buxhetit shtetëror, që nënkupton shëndetësi e arsim më të mirë, rrugë më të mira, sigurim më të mirë pensional dhe social
· … duke blerë shqip interesat individuale të secilit prej nesh e forcojnë bashkësinë shqiptare
· … nëse nuk blejmë shqip e bojkotojmë vetveten

Prandaj,

· Sa herë që bleni mallra ose shërbime kujdesuni që të zgjedhni produkte shqiptare.
· Paratë tona duhet të shkojnë për zhvillimin dhe përparimin tonë.
· Le t’i shndërrojmë nevojat e sotme për konsum, në mjetet e së nesërmes për zhvillim.
· Dinjiteti dhe krenaria shqiptare nuk ka përse të mos shfaqet edhe në markat shqiptare që konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.
· Jemi shqiptarë, flasim shqip, dhe duhet të blejmë shqip!

Bojkoto produktet me barkodin 520 (Greqi) dhe 860 (Serbi).

Dëmtoje ekonominë e armiqve tonë dhe ndihmo prodhuesit vendor.

BLEJ SHQIP –
KONSUMO PRODHIME SHQIPTARE.

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬