Ballina / DEKLARATA / 96.90% e shqiptarëve për Shqipëri të Bashkuar, kundër 1.90% 

96.90% e shqiptarëve për Shqipëri të Bashkuar, kundër 1.90% 

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka realizuar një sondazh, në gjitha trojet shqiptare, rreth aspiratës për bashkim kombëtar. 
Në këtë sondazh qytetarët nga gjitha trojet shqiptare janë pyetur se “Në qoftë se sot do të zhvillohej një referendum për bashkim kombëtar, cila do të ishte përgjigja juaj?”
Në bazë të rezultateve të sondazhit, rezulton se për Shqipëri të Bashkuar do të votonin 96.90%, kundër 1.90%, ndërsa të pavendosur janë 1.20%.

Rezultatet nga ky sondazh, tregojnë qartë se shqiptarët, në masë të madhe janë për bashkim kombëtar. Njëherit, këto rezultate tregojnë qartë, se vullneti i shqiptarëve është i pa përfaqësuar në skenën politike shqiptare. Përderisa, shumica e partive politike shqiptare po orvaten, që kërkesat për bashkim kombëtar t’i mbajnë sa më larg institucioneve shtetërore, qytetarët janë më së të bindur se kurrë për jetësimin e aspiratës së natyrshme për bashkim kombëtar.
Ky rezultat është i saktë 95 për qind, ndërsa janë angazhuar 18 anketues bashkë me 6 ekipe mbikëqyrëse në gjitha hapësirat e Shqipërisë së Bashkuar, për të siguruar cilësinë e procesit të intervistimit.

About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj: Kosova duhet të pavarësohet nga Vuçiçi, Erdogani dhe këlyshët e tyre

Arrestimi i gjashtë shtetas turq gjoja të lidhur me lëvizjen gyleniste u bë me urdhër …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬