Ballina / ARKIVI / LSHB protestë në Tiranë, ndërkohë që në Francë mbahej seanca për Ramush Haradinaj (FOTO)

LSHB protestë në Tiranë, ndërkohë që në Francë mbahej seanca për Ramush Haradinaj (FOTO)

Në kohën kur po mbahej seanca gjyqësore për gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj në Tiranë u protestua për lirimin e Ramush Haradinajt. Kjo protestë e thirrur nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar – Dega Tiranë gjeti mbështetje nga tërë shqiptarët padallim.

“Mos ma gjyko lirinë”, “Liri për Ramush Haradinaj”, “Shqipëria e Bashkuar”, “Pa drejtësi nuk ka paqe, pa liri nuk ka qetësi” ishin ndër parullat që qindra protestues mbanin në duar.

Frrok Bardhi, koordintor i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar – Dega Tiranë, para të protestuesve mbajti një fjalim, ku mes të tjerash shprehu zhgënjimin e Tiranasve ndaj autoriteteve franceze për ndalimin e Ramush Haradianjt.

Fjalim rasti mbajti edhe z. Frashër Racaj, një ndër ideatorët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, i cili kishte rrugëtuar nga Peja për Tiranë, enkas për të përkrahur protestën e sotshme. “Gjithmonë në mbrojtje të vlerave të luftës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj”, deklaroj Racaj.

Fjalimi i plotë i z. Frrok Bardhi 

Të nderuar pjesëmarrës të protestës,Të nderuar shqiptarë të Shqipërisë së Bashkuar,
Sot, jemi mbledhur këtu përball Ambasades franceze, pa dallime politike, për të shprehur zhgënjimin tonë lidhur me ndalesen e autoriteteve franceze ndaj gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramush Haradinajt. Kjo ndalesë erdhë si rezultat i një urdhër arresti të vitit 2004, të Serbisë gjenocidiste, e cila edhe në vitin 2017 u vë kurthe shqiptarëve kudo. Ramush Haradinaj e ka dëshmuar dy herë pafajësinë tij para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, andaj ju bëjmë thirrje të ndalni gjykimin e tij politik.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe Tirana do të jenë gjithmonë në mbrotje të dinjitetit kombëtar dhe ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trimat e UÇK-së, në betimin e tyre kishin të sanksionuar aspiratën kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për bashkim kombëtar, prandaj edhe ne sot jemi mbledhur për ti thënë JO shkeljes së dinjitetit të ushtarëve të UÇK-së.

Në këto momente, që ne po protestojmë këtu, në Francë po mbahet seanca gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt, prandaj nga kryeqyteti i Shqipërisë së Bashkuar i bëjmë thirrje Gjykatës franceze dhe Bashkimit Europian, që të zhvlerësoj urdhër arrestet e Serbisë kolonialiste ndaj ushtarëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj, ushtarët e UÇK-së dhe NATO-së ndaluan gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Liria jonë është e panegociueshme! Largë duartë nga çlirimtarët tanë! Largë duartë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Rroftë Kosova e Shqipërisë! Rroftë Shqipëria e Bashkuar! Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aleatët besnik të kombit shqiptar!



About Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB nënshkruan Momerandum Bashkëpunimi me Shoqatën “Çamëria” Kosovë

Përderisa trendi i partive tona aktuale politike për fatin e keq po pulson në përçarje, …

Për anëtarësim në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar vizitoni faqen zyrtare të LSHB-së; Formularin për Anëtarësim www.levizjalshb.com/anetaresohu Ndërsa, për kontakt direkt në Republikën e Shqipërisë ‭+355 67 647 0409‬ (Viber & Whatsapp) Kurse, numri kontaktues për Republikën e Kosovës vetëm për thirrje direkte është ‭+38345925245‬